Roth: Administrata Trump mbështeti rrëzimin e Kurtit, si shkak i nxitimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi

E publikuar: 05/04/2020 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori Ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth, ka folur për ndikimet e SHBA-së, dhe rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Roth, ka thënë se në padurimin e saj për të mbështetur dikë që mund të arrinte një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata e Trumpit, mbështeti rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Këto komente Roth i bëri në llogarinë e tij në Twitter.