Rita Ora së shpejti në X-Factor

E publikuar: 15/04/2015 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Simon Cowell dëshiron që të bëjë pjesë të panelit të mentorëve të talentshow “X Factor” britanik, këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë krijuesi i “X Factor”, 55 – vjeçari Cowell, për gazetën britanike Daily Star.

“E pashë Rita Orën në “The Voice” dhe mu duk shumë mirë”, mësohet të jetë shpehur Cowell për gazetën, ndërsa tha se “t’i kërkosh Ritës që të jetë pjesë e spektaklit i dukej diçka shumë e drejtë”.

Vetë artistja 24 – vjeçare, ka refuzuar të ulet sërish në karrigen e gjyqtares në “The Voice Uk”, duke e mbyllur këtë eksperiencë me vetëm një sezon.

Ajo e ndihmoi BBC që të rikthente mijëra shikues të spektaklit pasi zëvendësoi Kylie Minogue në panel.

Por tashmë, duket se e talentuara Rita do të duhet të marrë një tjetër vendim të rëndësishëm, të jetë ose jo një nga mendoret e “X Factor UK”. /tvklan.al