Rita Ora rikthen vitet ’70

E publikuar: 21/07/2017 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora gjithmonë mahnit me stilin e saj ekstravagant. E ftuar në emisionin ‘The Tonight Show Jimmy Fellon’, këngëtarja me origjinë shqiptare përveç interpretimit të saj tërhoqi vëmendje edhe me paraqitjen, transmeton Vizionplus tv.

26 vjeçarja u shfaq me flokë të çrregullt dhe me xhaketë lëkure që duket e njëjtë me ato të rokerave në vitet ’70, por e përshtatur me modernen. Ora interpretoi hitin e saj më të fundit, ‘Your Song’ e shoqëruar nga banda muzikore.
https://www.youtube.com/watch?v=ohcMIQ6I9vs