Rita Ora bëri sex me një 26 vjeçar kur ishte 14 vjeç (Foto)

E publikuar: 25/10/2015 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një rrëfim që ka pushtuar faqet e para në mediat britanike, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, thotë se është abuzuar seksualisht kur ishte 14 vjeç.

Megjithatë këngëtarja e suksesshme thotë se kjo i ka rritur besimin e saj tek vetja.

Rita thotë se një 26-vjeçar bëri seks me të kur ishte nxënëse për dramë në shkollën “Sylvia Young Theatre” në Londër.

Megjithatë Daily Mail shkruan se për çudi, ajo thotë se nuk është viktimë e abuzimit seksual.

“Nuk do thoja se kam vuajtur, pasi e doja këtë gjë. Nuk dua të them se isha e detyruar për ta bërë. Nuk dua që njerëzit të mendojnë se jam abuzuar kur isha fëmijë”.

Ky rrëfim është pjesë e biogradisë së re të Rita Orës, me titull: “Hot Right Now”.

Autorët Douglas Wight dhe Jenn Wiley kanë intervistuar këngëtaren, e cila thotë se vëmendja që mori nga 26-vjeçari dhe takimi i parë seksual, e bëri të ndjehej sikur ‘mund të pushtonte botën’.

Më përpara, Rita Ora është akuzuar nga viktimat e dhunës në familje se i ka tradhtuar, teksa bashkëpunoi me këngëtarin Chris Brown për singlin e saj “Body on me”.

Libri më i ri zbulon se si u bë e famshme një refugjatë nga Kosova, e cila është një yll ndërkombëtar i muzikës pop.

rita0ra0830-634x380

/mapo.al