Rigjallërohen kafshët e egra në Çernobilin e shkatërruar (Foto)

E publikuar: 02/02/2019 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët kanë gjetur se kafshët e egra kanë nisur të rigjallërohen në Çernobil të Ukrainës, ku në vitin 1986, një shpërthim në termocentralin nuklear, la gjithçka të shkatërruar.

Gjatë një hulumtimi një mujor, kamerat e fshehura kanë gjetur 15 specie të ndryshme, si kafshë të vogla dhe shpezë, transmeton Telegrafi.

Peshqit e vendosur si karrem në brigjet e lumenjve dhe kanaleve, i zbuluan kafshët që vinin për t’i ngrënë.

Vidra me peshkun e kapur

Jeames Baseley nga University of Georgia, ka qenë në krye të projektit, nëpërmjet së cilit janë evidentuar kafshët dhe lëvizja e tyre nëpër zonën e braktisur.

“Kemi pasur dijeni se disa kafshë mund të mbijetojnë, tani kemi fakte konkrete për këto krijesa. Në mesin e tyre janë shqiponja, vidra dhe minku amerikan” ka thënë Baseley

Në vitin 2015, është bërë një hulumtim i ngjashëm në zonën e kontaminuar që përshinë një sipërfaqe prej 2,500 kilometrave katrorë. Ujqit e hirtë, ishin në mesin e gjetjeve të asaj kohe.

Afro 95 për qind të peshqve që i kishin vënë rreth brigjeve të lumit Pripyat, që ngjanin sikur t’i ketë nxjerrë vala e ujit, janë marrë prej kafshëve.

Deri më tani, është shpërndarë vetëm një fotografi, ku shihet vidra që ka kapur një peshk, teksa po bëhen hulumtime të detajuara, se si ka mundësi të mbijetojnë kafshët në atë gjendje. /Telegrafi/