Regjimi sirian: BE-ja e përkrah terrorizmin

E publikuar: 19/10/2016 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Siria e ka akuzuar Bashkimin Evropian se po e ushqen luftën civile në Siri duke e përkrahur terrorizmin, duke shtuar se BE-ja nuk ka të drejtë të kritikojë qeverinë siriane apo aleatin e saj, Rusinë.

Ndërkohë, të hënën ministrat e Jashtëm të BE-së vendosen sanksione të tjera ndaj qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, duke thënë se bombardimi i Alepos nga Rusia dhe regjimi sirian mund të konsiderohet si krim lufte, transmeton Express.

Ministrat, po ashtu kanë thënë se qeveria siriane duhet dërgohet në Tribunalin Ndërkombëtar të Krimit.

“Bashkimit Evropianit i mungon madje edhe niveli më i ulët i besimit, kur flet për gjendjen humanitare në Siri, sepse është, përmes përkrahjes së terrorizmit, bashkëfajtor [ër vuajtjet e sirianëve,” kështu është cituar duke thënë së burim brenda ministrisë së Jashtme të Sirisë