Reciprociteti i Kosovës ia humb Serbisë nga 70 mijë dollarë në ditë

31.03.2016 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Reciprociteti i Kosovës ia humb Serbisë nga 70 mijë dollarë në ditë

“Më nuk e pyes Prishtinën por Bashkimin Evropian: Deri kur do ta tolerojë bllokadën e njëanshme që e dëmton ekonominë dhe qytetarët? Si është e mundur që atij askush nga Prishtina tash e disa ditë të mos i paraqitet?

Prishtina ka kaluar ët gjithë kufijtë dhe ka hyrë në zonën e kuqe të sjelljes së papranueshme”, ka deklaruar të mërkurën Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe lidhur me reciprocitetin që Kosova ka vendosur për kamionët me naftë e gaz nga Serbia.

Për shkak të këtij reciprociteti, ankohet Gjuriq, shkruan sot gazeta e Beogradit “Novosti”, tash e shtatë ditë asnjë kamion nga Serbia që bart naftë e gaz nuk ka hyrë në Kosovë, transmeton Koha.net.
Si rrjedhojë e këtyre masave, kompanitë serbe, gjatë ditës humbin 70 mijë dollarë.

Gjuriq ka thënë se askush nuk e pengon “asnjë kamion të ndokujt, me çfarëdo materiali, që të hyjë në Serbi” dhe se “ajo që bën Prishtina nuk ka lidhje me sjellje racionale politike”.

“Ne nuk kemi penguar kamionët nga Prishtina. Tregimi për masat reciproke janë është imagjinatë, e nuk do të presim heshtas për të na u shkelur interesat tona. I ftojmë edhe në herë ta zgjidhin problemin që vetë e kanë krijuar për të gjithë ne”, ka kërcënuar Gjuriq.

Nënkryetari i Qeverisë serbe Rasim Lajiq ka shfaqur shpresën se me ndërmjetësim të BE-së kjo çështje do të zgjidhet deri në fund të javës.
Slavko Simiq, kryetar Listës serbe në Kuvendin e Kosovës, thotë se pasojat e bllokadës së krijuar i vuajnë kompanitë që merren me shitjen e prodhimeve të naftës dhe kjo nuk është dashur të thellohet e të politizohet, por ka qenë e domosdoshme që të gjithë të jenë të arsyeshëm për t’u zgjidhur sa më shpejt problemi.

“Nuk është në interes të askujt zhvillimi i luftës ekonomike. Qeveria serbe nuk ka vendosur masa reciproke, por ajo udhëhiqet me parimin që çdo gjë të zgjidhet me dialog”, ka thënë Simiq. /Koha.net/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gllogoc – Aksident trafiku me fatalitet

Gllogoc – Aksident trafiku me fatalitet

Rrahje në Prishtinë – Policia në vendngjarje gjen një karikator të armës dhe 7 fishekë

Rrahje në Prishtinë – Policia në vendngjarje gjen një karikator të armës dhe 7 fishekë

Prishtinë – Kërcënojnë një person me armë, i grabisin para kesh dhe telefonin

Prishtinë – Kërcënojnë një person me armë, i grabisin para kesh dhe telefonin

Revolucion tek Vushtrria, klubi hapë konkurs pune për 28 pozita

Revolucion tek Vushtrria, klubi hapë konkurs pune për 28 pozita

Hoti priti kryetarin e Grupit parlamentar të PS-së, z. Taulant Balla – biseduan për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve tona

Hoti priti kryetarin e Grupit parlamentar të PS-së, z. Taulant Balla – biseduan për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve tona

Kurti e Veseli nuk shkojnë te Hoti, takimi i liderëve në ora 12:00

Kurti e Veseli nuk shkojnë te Hoti, takimi i liderëve në ora 12:00

Basha pas takimit me Ahmetin: Asgjë nuk mund të njollosë luftën çlirimtare

Basha pas takimit me Ahmetin: Asgjë nuk mund të njollosë luftën çlirimtare

Hoxhaj i reagon ashpër Viola von Cramon-it: Shkuarja juaj në Hagë, ndërhyrje politike

Hoxhaj i reagon ashpër Viola von Cramon-it: Shkuarja juaj në Hagë, ndërhyrje politike

Doktori i parë që humb betejën me COVID-19

Doktori i parë që humb betejën me COVID-19

Prokurori i Shtetit reagon ndaj pretendimeve të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) lidhur me Telekomin

Prokurori i Shtetit reagon ndaj pretendimeve të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) lidhur me Telekomin

Ndërroi jetë veterani i UÇK-së Shpejtim Hazrolli

Ndërroi jetë veterani i UÇK-së Shpejtim Hazrolli

Sinjalet e “përziera” të PDK-së për të ardhmen e Qeverisë

Sinjalet e “përziera” të PDK-së për të ardhmen e Qeverisë

Gjashtë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë

Gjashtë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë

2.669 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

2.669 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Vazhdon vizita e Lulzim Bashës në Kosovë

Vazhdon vizita e Lulzim Bashës në Kosovë

Dyshime për ndeshje të kurdisura në futbollin kosovar

Dyshime për ndeshje të kurdisura në futbollin kosovar