Real Madridi ankohet në La Liga për orarin e ndeshjeve: Po e favorizoni Barcelonën

E publikuar: 23/06/2020 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi është ankuar te La Liga për orarin e ndeshjeve në vazhdim, duke se argumentuar se një orar i tillë s’i bën nder dhe se i favorizon kundërshtarët e tij.

Pakënaqësitë e Real Madridit vijnë pak ditë pasi skuadra e Zinedine Zidane e mori kreun e renditjes në La Liga, pasi Barcelona lëshoi pikë kundër Sevillës në fundjavë, transmeton Front Online.

La Liga e bëri publike orarin e ndeshjeve të javës së 33-të dhe 34-të, i cili nuk i ka pëlqyer fare Real Madridit.

Çfarë shkaktoi pakënaqësi te Real Madridi ishte pushimi i shkurtër 72 orësh mes takimeve të tij me Getafen dhe Atheltic Bilbaon, ndërkohë që rivali i tij, Barcelona, do ta ketë një hapësirë prej pesë ditëve mes ndeshjeve në të njëjtën periudhë.

Për këtë, Real Madridi është ankuar formalisht te La Liga.

Drejtuesit e të bardhëve nuk mund të besojnë se skuadra e tyre duhet të luajë të enjten prej orës 22:00 dhe pastaj të luajë përsëri të shtunën në orën 14:00.

Madridi duhet të nisët nga qendra stërvitore Valdebes të premten në orën 02:00 për të arritur në Bilbao të shtunën, gjë që do të ndikojë në lodhje fizike tek lojtarët, sipas klubit.

Ndërkohë, Barcelona do të përballet me Atletico Madridin të martën në orën 22:00, para se të takohet me Villarrealin të dielën në orën 22:00. /Front Online/