Rasti i Drenasit – Mësimdhënësi dhe mjeku sot para gjykatës

E publikuar: 08/02/2019 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Prishtinë sot pritet të marrë vendimin për masën e sigurisë ndaj mësimdhënësit që dyshohet për keqpërdorimin e nxënëses së mitur nga Drenasi dhe mjekut që kreu abortin.

Profesori Shkëlzen Xhekaj dhe mjeku Fehmi Ahmeti janë arrestuar të enjten dhe atyre  u është caktuar masa prej 48 orëve.

Për të njëjtin rast është arrestuar edhe polici Vesel Veseli ndaj të cilit është vendosur masa e paraburgimit prej 1 muajsh nën dyshimet se ka kërpërdorur seksualisht të miturën.

Polici dyshohet se duke e përdorur pozitën e tij zyrtare ka keqpërdorur seksualisht viktimën, dhe se e ka shtyrë të bëje ndërprerjen e pa lejuar të shtatzënisë.

Ngjarja e cila e tronditi opinion publik në Kosovë dyshohet se fillimisht ndodhi pasi që e mitura kishte shkuar për ta raportuar ngacmimin seksual nga mësimdhënësi.