Rashel Kolaneci është një nga vajzat më të përfolura në median rozë dhe nuk janë të pakta rastet kur ajo përflitet për ndërhyrje plastike.
Me siguri ajo ka zgjuar kureshtjen e personave dashakeq që kanë kërkuar ti vjedhin llogarinë e saj. Fatmirësisht Rashel ka njoftuar se tashmë e ka nën kontroll situatën.
‘Para disa ditësh llogarinë time të Instagramit e hakuan, ndoshta me shpresën se aty do të gjenin ndonjë thesar, por gjetën sytë e tyre që t’iu pëlcasin. Pavarësisht këtij episodi, tanimë llogaria ime personale zotërohet prej meje’ ka shkruar Rasheli në postimin e saj në Instastory. /Gazeta Express/