Rama: Faleminderit nga zemra kuqezinjve!

E publikuar: 29/03/2015 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka përgëzuar e falënderuar lojtarët e Kombëtares shqiptare, si dhe trajnerin italian të shqiptarizuar, Gianni De Biasi.

“Përgëzime dhe faleminderit nga zemra kuqezinjve! Respekt e mirënjohje shtetasit më të ri shqiptar, Gianni De Biasi”, ka shkruar kryeministri Rama në profilet e tij në rrjetet sociale.

Rama ka mbajtur të informuar në kohë reale ndjekësit e tij në Facebook e Twitter, duke treguar momente kur Mërgim Mavraj e Shkëlzen Gashi dhanë golat e rikthimit të rezultatit në favor të kuqezinjve.