Qytetarët nuk e duan ndryshimin e kufijve

18.07.2019 08:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qytetarët nuk e duan ndryshimin e kufijve

Qytetarët e Kosovës janë në favor të përmbylljes së dialogut me Serbinë, por jo me çmimin e ndryshimit të kufijve të vendit. Kështu konkludon një hulumtim i opinionit, i kryer nga Instituti Kombëtar Demokratik (National Democratic Institute – NDI) në fund të muajit mars të këtij viti.

Sipas rezultateve të hulumtimit të NDI-së amerikane, për shumicën e të anketuarve ruajtja e integritetit territorial të Kosovës është çështja prioritare në dialogun e Brukselit, shkruan sot “Koha Ditore”. Kështu, nga përgjigjet e ofruara, 46 për qind e të anketuarve kanë thënë se integriteti territorial i Kosovës nuk duhet të sakrifikohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Një numër edhe më i madh (71.6 %) është shprehur në favor të ruajtjes së territorit të Kosovës, edhe nëse kjo do të thotë një proces më të zgjatur të integrimit të vendit në BE. Ndërsa, vetëm 20.6 për qind e të anketuarve janë pajtuar se duhet shqyrtuar mundësinë e heqjes dorë nga një pjesë e territorit nëse kjo nënkupton njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB. 49.6 për qind e të anketuarve kanë thënë se shkëmbimi i territoreve do të shkaktonte largimin e minoriteteve dhe do të dëmtonte karakterin multietnik të Kosovës.

Respondentët janë shprehur në favor të përfshirjes më të madhe të SHBA-së dhe BE-së, ndërsa kanë shprehur përkrahje të lartë për idenë që SHBA-ja dhe BE-ja të mbeten fuqishëm në mbrojtjen e integritetit territorial të vendit. 74 për qind e të anketuarve kanë thënë se “SHBA-ja dhe BE-ja duhet të mbeten të vendosura në ruajtjen e integritetit të tanishëm territorial dhe të sovranitetit të Kosovës”. 79 për qind kanë thënë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të luajnë një rol më të madh në procesin e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, derisa vetëm 37 për qind kanë thënë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet t’i lejojnë Kosovën dhe Serbinë që vetë ta arrijnë një marrëveshje.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme” në Fortaleza të Brazilit

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme” në Fortaleza të Brazilit

Forca e Sigurisë e Kosovës zuri vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”

Forca e Sigurisë e Kosovës zuri vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”

Merkel: Gjermania pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por disa vende kanë rezerva

Merkel: Gjermania pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por disa vende kanë rezerva

Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi, dyshohet për pesë vepra penale

Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi, dyshohet për pesë vepra penale

Operacion i rrallë në QKUK: Mjekët ia heqin pacientes tumorin 8 kilogramësh

Operacion i rrallë në QKUK: Mjekët ia heqin pacientes tumorin 8 kilogramësh

Një hap më afër koalicionit, VV e LDK dakordohen për marrëveshjen e bashkëqeverisjes

Një hap më afër koalicionit, VV e LDK dakordohen për marrëveshjen e bashkëqeverisjes

Hahn: Zhgënjim ekstrem mos dakordimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Hahn: Zhgënjim ekstrem mos dakordimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Dështojnë përfundimisht negociatat për zgjerimin e BE-së

Dështojnë përfundimisht negociatat për zgjerimin e BE-së

Vuçiq i shkruan letër BE-së: Tregoni nëse i kemi helmuar shqiptarët

Vuçiq i shkruan letër BE-së: Tregoni nëse i kemi helmuar shqiptarët