Qiramarrësit shfaqin brushat e dhëmbëve që i gjetën në banesa (Foto)

E publikuar: 11/01/2019 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forumi What I Rent, ishte krijuar që t’ju shërbejë si qiramarrësve, ashtu edhe pronarëve që i lëshojnë banesat e tyre me qira.

Në përgjithësi, aty diskutohet për çmimin e qirasë, akomodimin e banesës, pozitën në qytet, si dhe elementet tjera të rëndësishme si parkimi dhe banorët e lagjes, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ajo që filloi si një mahi, është kthyer në një trend që praktikohet prej shumë qiramarrësve. Ata shfaqin në forum, brushat e dhëmbëve që i gjejnë në banesa të ndryshme.

Disa prej tyre janë ankuar për numrin e madh të gjësendeve personale, që janë lënë nga pronari i mëparshëm, kurse të tjera për vjetërsinë e brushave.

Nuk mungojnë as lëvdatat, për dikë që ka brusha dhe pajisje tjera pastrimi shumë të mira dhe në nivel të kënaqshëm higjiene. /Telegrafi/