Punëtorët kundër idesë për privatizim të Trepçës

22.09.2019 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Punëtorët kundër idesë për privatizim të Trepçës

Privatizimi i pjesshëm i kombinatit metalurgjik Trepça, nga përfaqësues të qeverisë në largim të Kosovës po shihet si forma më e mirë e rimëkëmbjes së kësaj ndërmarrjeje. Por, një ide e tillë po kundërshtohet nga përfaqësuesit e punëtorëve, të cilët njëherësh janë edhe aksionarë në këtë ndërmarrje.

Trepça është e regjistruar si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Shyqyri Sadiku, anëtar i Bordit mbikëqyrës të Trepçës, që përfaqëson dhe mbron të drejtat e punëtorëve të kësaj ndërmarrje, thotë për Radion Evropa e Lirë se privatizimi i pjesshëm i Trepçës është i papranueshëm për punëtorët.

“Trepça është një shoqëri aksionare dhe aksionar është 80 për qind Qeveria dhe 20 për qind punëtorët dhe se privatizimi nuk është zgjidhja më e mirë. Ne duhet t’i shterrim të gjitha mundësitë tona të brendshme. Trepça ka nevojë për investime dhe qeveria e ka për detyrë të bëjë investime kapitale. Unë besoj që me këta njerëz që kemi ne, nuk kemi nevojë për momentin të thërrasim investitorë të huaj që të hyjnë në Trepçë. Mund të dalim nga kjo situatë ne (punëtorët) së bashku me Qeverinë. Qeveria duhet të garantojë marrjen e kredive të buta nga mekanizmat ndërkombëtarë financiar dhe ta zhvillojmë Trepçën”, thotë Sadiku.

Privatizimi i pjesshëm i kombinatit metalurgjik “Trepça” është hedhur si ide nga ministri në dorëheqje i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka. Ai pati thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo do të ishte mënyra më e mirë për rimëkëmbjen e Trepçës.

“Ideja është që resurset natyrore të mbesin pronë shtetërore, por pjesa e menaxhimit, pjesa e operimit duhet të privatizohet në mënyrë që të jetë më efikase, të tërheqim investime të huaja, t’i përfshijmë në ‘Trepçë’ dhe të rritet prodhimi dhe përpunimi i brendshëm dhe kjo jo vetëm se do të ndihmonte punëtorët në ‘Trepçë’, por do t’i ndihmonte edhe eksporteve dhe tërë shtetit të Kosovës duke e vendosur në hartën botërore të minerareve dhe përpunimit të tyre”, pati thënë Lluka.

Kombinati metalurgjik “Trepça” tani e sa kohë është duke u përballur me krizë financiare dhe nivel të ulët të prodhimit.

Kryetari i Bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes “Trepça”, Ardian Syla, tha për Radion Evropa e Lirë se janë ithtarë të asaj që investimet në Trepçë të bëhen nga Qeveria e Kosovës, por nëse këto mundësi nuk ekzistojnë, atëherë sipas tij, edhe partneriteti publiko-privat apo investimet direkte do të ishin zgjidhje për situatën momentale të krijuar në Trepçë.

“Ligji për Trepçën parasheh forma tjera të përfshirjes së kapitalit privat në Trepçë. Është forma e partneritetit publiko-privat, janë investimet direkte të huaja, emetimi dhe shitja e aksioneve, mirëpo nuk ka privatizim në kuptim të plotë të fjalës. Janë forma tjera që parashihen me Ligjin për Trepçën e sigurisht edhe në Ligjin për Investime Strategjike, por kjo është një çështje që i takon aksionarit kryesor që është Qeveria e Kosovës”, tha Syla.

Profesori universitar në fushën e ekonomisë, Muhamet Sadiku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se është pozitive që Ligji për Trepçën ka hapur mundësi për investime të huaja.

Ai shton se në ekonominë e tregut nuk ekzistojnë mekanizma që qeveria duhet t’i mbajë gjallë ndërmarrjet, prandaj sipas tij, në disa segmente mund të futet kapitali privat, por kritike, siç thotë Sadiku, mbetet tërheqja e këtyre investimeve të huaja.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në REL.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


BE-ja zbeh shpresat për kosovarët

BE-ja zbeh shpresat për kosovarët

Kurti për “The Guardian”: Serbia të mos e shikojë më Kosovën me dylbi ushtarake

Kurti për “The Guardian”: Serbia të mos e shikojë më Kosovën me dylbi ushtarake

Taksa për produktet serbe dhe boshnjake varfëroi shportën e konsumatorëve

Taksa për produktet serbe dhe boshnjake varfëroi shportën e konsumatorëve

Bugajski: Shtëpia e Bardhë beson se mund të gjejë një zgjidhje për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë

Bugajski: Shtëpia e Bardhë beson se mund të gjejë një zgjidhje për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë

Dy javë pas votimit, zgjedhjet ende nuk janë kryer

Dy javë pas votimit, zgjedhjet ende nuk janë kryer

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

Guvernatori i BQK-së thotë se tarifa 100% ndaj mallrave serbe rriti çmimet

Guvernatori i BQK-së thotë se tarifa 100% ndaj mallrave serbe rriti çmimet

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet