Protestuesit ndajnë mirënjohje për policin Veseli, e shpallin përdhunues

E publikuar: 08/02/2019 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Protestuesit kanë nxjerrë një mirënjohje për policin Vesel Veseli, i dyshuar për abuzimin e 16 vjeçares në Drenas.

Protestuesit në Drenas vazhdojnë aktivitetet e tyre para stacionit policor të qytetit.

Pasi kanë mbërritur tek kordoni policor, ata kanë marrë një veprim të ri, transmeton lajmi.net.

Disa prej udhëheqësve të protestës u janë afruar policëve prezentë dhe kanë nxjerrë një mirënjohje për policin Vesel Veseli, i akuzuar për abuzim seksual të 16 vjeçares nga Drenasi.

Në emër të policisë së Kosovës por e krijuar nga protestuesit, mirënjohja e shpall përdhurues Veselin.