Profesori i shkencave politike shpjegon katër llojet e korrupsionit në Kosovë

E publikuar: 14/07/2018 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adem Beha, profesor i shkencave politike në UP, në mënyrë ironike ka shpjeguar tipologjinë e korrupsionit në Kosovë. Ka thënë se në shtetin që i ka mbushur dhjetë vjet korrupsioni është i renditur në katër shkallë.
Duke krahasuar me gradat akademike që merren në universitet, Beha ka shkruar se niveli i parë i korrupsionit në Kosovë është ai i asistuar, i dyti i asociuar, i treti i rregullt dhe i katërti emeritus, transmeton Express.

“Korrupsioni i Asistuar eshte grada e pare e korrupsionit. Kjo eshte nje forme individuale e korrupsionit, ku personi A kerkon nga personi B marrjen e nje sherbimi qofte te paligjshem apo ligjshem me efikasitet/shpejt duke e kompenzuar ate me nje pagese te paligjshme. Shkurt, mitdhenia”, ka shpjeguar ai.

Në korrupsionin e nivelit të dytë, Beha ka thënë se në këtë kategori hyjnë licencat dhe monopolet në fushat kryesore të ekonomisë kosovare.

“Korrupsioni i Asociuar eshte grada e dyte e korrupsionit. Kjo eshte forme e avancuar e avancuar e korrupsionit grupor, ku perfshihet blerja e licensave dhe kurdisja e tendereve. Kompani te caktuar marrin licensa nga institucionet e Kosoves dhe krijojne monopole qofte ne industrine farmaceutike, te minierave, energjise apo te ndertimit. Po ashtu, kontraktimi i sherbimeve apo produkteve dhe implemetimi i projekteve publike permes tendereve mund te konsiderohet pjese e kesaj grade te korrupsionit. Aplikojne disa kompani, te regjistruara me numra te ndryshem te biznesit, me oferta te ndryshme, por qe kane te njejtin pronar dhe te njejtin kapital (ndonese ne letrat ofertuese nuk figuron keshtu), dhe fiton kompania me cmimin me te lire. Zakonisht transaksionet ekonomike/kapitali ekonomik i ketyre kompanive eshte pazgjidhshmerisht i lidhur me partite politike ne qeverisje/kapitalin politik”, ka shkruar Beha.

Te korrupsioni i rregullt, Beha ka shkruar se ndërtohen raportet korruptive janë të përhershme ndërmjet politikës dhe kompanive private. Ka thënë se këtë raport askush s’e heton.

“Korrupsioni i Rregullt eshte grada e trete dhe me e avancuar e korrupsionit. Ky eshte korrupsion brenda rrjetit dhe nuk ka rendesi se kush qeveris me shtet. Kontratat qe merren gjate kesaj grade jane te perhershme dhe marredheniet pardon-klient, kompani private – parti politike tashme jane plotesisht te konsoliduar sa qe nuk hetohet se kush merr vendime per te ‘miren publike’, institucionet publike ose kompanite private. Me fjale te tjera, a merren keto vendime nga kompanite private qe udheheqin politikat e shtetit, apo partite politike qe mbrojne interesat e ketyre kompanive”.

Krejt në fund, ai ka thënë se korrupsioni i nivelit më të lartë në Kosovë vjen nga projektet ku janë të përfshirë ndërkombëtarët.

“Korrupsioni Emeritus eshte grada e katert dhe ketu perfshihen projekte bilioneshe te zbatuara ne Kosove nga kompani nderkombetare me konsulence dhe perkrahje nga miqte ndërkombëtar”, ka shkruar Beha.