Problemet shëndetësore që përmirësohen kur e lini duhanin

E publikuar: 06/03/2018 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jemi në vitin 2018 dhe është në rregull të themi se kemi mjaft dëshmi dhe informacione për ta kuptuar se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin.

Por duhani nuk është i dëmshëm vetëm se shkakton kancerin, pasi që duhani shkakton një sërë problemesh tjera shëndetësore.

Telegrafi ju sjell një listë të problemeve shëndetësore të cilat përmirësohen qysh kur e lini duhanin.

Shqisat e nuhatjes dhe shijes përmirësohen
Jo vetëm se nikotina e zvogëlon apetitin, por pirja e duhanit gjithashtu do të thotë se i shijoni më pak shijet e ushqimeve.

Kjo do të thotë se në momentin që e lini duhanin, do të vëreni se shqisat e nuhatjes dhe shijes janë ndryshuar për mirë.

Ndiheni më energjik
Nëse ndiheni të lodhur tërë kohën, atëherë është vështirë të gjendet shkaktari kryesor, por shanset janë se duhani mund të jetë duke jua zvogëluar nivelet e energjisë.

Pamja fizike ju përmirësohet
Nuk po flasim vetëm për thonjtë e flokët, por duhani e përmirëson edhe lëkurën.

Seks më të kënaqshëm
Nëse jeni mashkull, enët e gjakut brenda penisit mund të kenë probleme si pasojë e pirjes së duhanit, gjë e cila shpie në ereksione më të dobëta. Prandaj, lënia e duhanit, veçanërisht te të rinjtë, i përmirëson ereksionet. /Telegrafi/