Prishtina mëson të enjten kundërshtarin në eliminimit direkt të FIBA Europe Cup

E publikuar: 06/02/2019 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Z Mobile Prishtina ka shfrytëzuar ristrukturimin e fazës së 1/8 në FIBA Europe Cup për të siguruar pjesëmarrjen historike në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Prishtina fitoi ndaj Pinar Karsiyaka me rezultat 82-78.

Në Grupin I Prishtina mbetet e treta me tetë pikë, pas Oliver Wurzburgut që ka 12 dhe Pinar Karshiyakas që ka nëntë.

Ndeshjet play-off zhvillohen mes dy vendeve të para të katër grupeve të FIBA Europe Cup (ku kalojnë tetë ekipe), ndërsa tetë klube vijnë nga Champions League.

Por janë tri klube nga Champions League që nuk kanë aplikuar për ta vazhduar garën duke iu lënë vend, tri vendeve fatlume nga FIBA Europe Cup.

Prishtina e ka siguruar njërën nga tri biletat.

Shorti për raundin e ardhshëm do të hedhet të enjten, 7 shkurt, në Munih. /Telegrafi/