Presidenti i Shqipërisë në Gllogjan, ngushëllon kryeministrin për vdekjen e babait

E publikuar: 17/06/2018 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, po qëndron tek familja Haradinaj në Gllogjan, pas ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt.
Meta ka shkuar për t’i shprehur ngushëllimet e tij familjes Haradinaj.

Edhe sot gjatë ditës Meta tha se Hilmi Haradinaj ishte burrë i atdhedashurisë dhe që dha shumë për Kosovën.

“Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare. Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë.

Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh.

Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u Prehtë në paqe!”, ka shkruar Meta.

Hilmi Haradinaj ka ndërruar jetë mbrëmë.