Prej pensionistit që këndon në park, deri te pulëbardha që sulmon turisten: Përditshmëria e çuditshme britanike, në 20 fotografi (Foto)

E publikuar: 31/10/2018 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fotografi amator, Chris Porsz ka ecur qindra kilometra nëpër 25 qytete të Britanisë së Madhe, për të shkrepur imazhet e përditshme, që përfshijnë një pensionist duke kënduar në park, pulëbardhën që sulmon turisten për t’ia marrë ushqimin, apo festa të ndryshme gjatë natës.

‘Streets of Britain’ është projekti i 65-vjeçarit, që përmbledhë më se 350 imazhe të jetës shumëngjyrëshe, që janë realizuar prej Londrës, Belfastit e Birminghamit, deri në Lincoln, transmeton Telegrafi.

Imazhet e tij përfshijnë shkrepje të këndshme, që shfaqin njerëzit duke kënduar, vallëzuar, bërtitur dhe vozitur në hapësira të ndryshme.

“Nuk e dija çfarë po kërkoja, vetëm shikoja çfarë më pëlqente dhe e fotografoja. Njerëzit e zakonshëm në përditshmëri, janë yjet e vërtetë të ditës”, ka thënë Porsz, për përvojën e tij që zgjati afro një dekadë.

I njëjti autor, e ka publikuar para dy vitesh librin ‘Reunions’, ka shfaqte fotografitë e njerëzve që i ka fotografuar para 40 vitesh. /Telegrafi/