Portugalia mban zi për 36 viktimat e zjarreve të mëdha

E publikuar: 17/10/2017 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portugalia i ka shpallur tri ditë zie kombëtare, duke filluar nga sot, për viktimat e zjarreve që e kanë kapluar vendin.

Të paktën 36 persona vdiqën gjersa qindra zjarre kapluan zonat qendrore dhe veriore të Portugalisë të dielën dhe të hënën, transmeton Express.

Zjarret u shkaktuan nga moti i thatë dhe u përshpejtuan nga erërat atlantike të sjella nga uragani “Ofelia”.

Numri i madh i zjarreve e ka detyruar Portugalinë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në zonat veriore të lumit Tagus.

Kryeministri portugez, Antonio Costa, tha në një komunikatë se kjo është vala më e madhe e zjarreve që vendi i tij e ka përjetuar që nga viti 2006./Express/