Porosinë nga G7-a Kosova e interpreton si dëshmi se marrëveshja me Serbinë është prioritet global

08.04.2019 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Porosinë nga G7-a Kosova e interpreton si dëshmi se marrëveshja me Serbinë është prioritet global

Pas gati 12 vjetësh, Kosova sërish është rikthyer në komunikatat e shtatë vendeve më të fuqishme të globit.

G7-ta, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve me anë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme.

Ky po shihet si lajm i madh në Kosovë, raporton KTV.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, thotë se kjo komunikatë tregon se Kosova është prioritet jo vetëm evropian, por global.

Sipas tij, kjo është një ndërmarrje e re për ta përmbyllur shtet-ndërtimin, prandaj thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë rast.

Zëvendëskryeministri ka folur edhe për komunikimin që ka pasur me komisionarin Johannes Hahn, pas obstruksioneve të Serbisë në takimin rajonal që do të duhej të mbahej në Prishtinë muajin e kaluar.

Hahn, në përgjigje, ka akuzuar edhe Kosovën edhe Serbinë për provokime të ndërsjella, ndërsa Hoxhaj thotë se Kosova duhet t’i raportojë secilat veprime të Serbisë.

Përveç veprimeve muajin e shkuar në Prishtinë, serbët penguan ditë më parë pjesëmarrjen e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe përfaqësuesit të ICK-së në Samitin Digjital në Beograd.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Porosinë nga G7-a Kosova e interpreton si dëshmi se marrëveshja me Serbinë është prioritet global

Porosinë nga G7-a Kosova e interpreton si dëshmi se marrëveshja me Serbinë është prioritet global

Për Thaçin edhe një lëndë në Kushtetuese, AAK-ja, NISMA dhe PSD-ja duan anëtarë në KQZ

Haradinaj fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Daçiq: Nëse Kosova është e pavarur, pse nuk është në OKB

PAN-i mund ta çojë mandatin deri në fund nëse nuk ndryshon

Brukseli fajëson Prishtinën dhe Beogradin për provokime të ndërsjella

“Contour Global” ende s’e ka siguruar kredinë për “Kosovën e Re”

Projektligji për kufirin demanton liderët politikë në Shqipëri dhe Kosovë

MASHT-i akuzohet për manipulim të procesit të vlerësimit të teksteve

Afro 5 mijë kosovarë kërkuan azil në BE gjatë vitit 2018

Për 60 minuta me një lojtar më tepër, por Napoli “ngec” ndaj Genoas

Milaim Zeka kërkon legalizim të prostitucionit në Kosovë

Derbi i Anamoravës përfundon pa gola

Derbi i Anamoravës përfundon pa gola

Kosovës e Serbisë u kujtohet se s’mund të hyjnë në BE pa bërë paqe

Në pikë të ditës në parkun e Ulpianës përdoret drogë

Përleshje mes ‘Plisave’ dhe ‘Intelektualëve’