Porosi nga Sanxhaku: Mos i krahasoni islamin me terrorizmin

E publikuar: 20/11/2015 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Uglanini, njëherësh kryetar i Partisë për Veprim Demokratik ka bërë thirrje që mos të bëhen krahasime në mes të terrorizmit dhe fesë islame.

Ai madje e ka dënuar çdo përpjekje të lidhjes dhe krahasimit të fesë islame dhe terrorizmit, duke bërë me dije se terrorizmi nuk mund të lidhet me mësimin e fesë islame, traditën dhe mënyrën e jetës.

Uglanini ka theksuar se në zonën e Sanxhakut me shekuj jetojnë bashkë dhe në harmoni njerëzit e kombësive të ndryshme – serbët, boshnjakët, shqiptarët dhe malazeztë dhe me kofnesione të ndryshme – myslimanë, ortodoksë dhe katolikë.

“Shembulli më i mirë i bashkëjetesë fetare janë objektet e numërta sakrale të cilat qëndrojnë në Sanxhak dhe u shërbejnë të gjitha religjioneve”, ka theksuar Uglanini.