Policia: Të hënën arrestuam 15 persona

E publikuar: 18/07/2017 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar 15 persona për vepra dhe incidente të ndryshme.

Arrestimet janë kryer në të gjitha rajonet e vendit ndërsa për të gjitha është njoftuar prokurori i shtetit.

Me urdhrin e këtij të fundit nëntë janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.