Policia e Kosovës është në kërkim të këtij personi, kërkon ndihmën tuaj për ta gjetur

E publikuar: 25/06/2021 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

I kërkuari nga policia është Edon (Idriz) Berisha, i lindur më 13 qershor të vitit 1997 në Pejë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimi të policisë, i pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Policia ka kërkuar që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e këtij personi të dyshuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.