Policia australiane habitet me pamjet që filmuan kamerat e sigurisë, disa besojnë se është lojë dritash – të tjerët janë të bindur se bëhet fjalë për UFO (Video)

E publikuar: 21/02/2019 00:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Videon e vetëtimës që e ka publikuar policia e Australisë ka nxitur reagime në rrjetet sociale. Derisa një pjesë e përdoruesve pretendojnë se në video shfaqet një fluturake e paidentifikuar ndryshe e njohur si UFO, pjesa tjetër janë të sigurt se bëhet fjalë për lojë dritash.

Policia në Australi është habitur me videon bizare që është filmuar nga kamerat e sigurisë, gjatë një stuhie në Broome në veriperëndim të vendit, transmeton Telegrafi.

Kamera ka filmuar vetëtimën në qiell, por në një moment në pjesën e majtë të ekranit shfaqet një objekt misterioz fluturues.

“Objekti i paidentifikuar fluturues” qëndroi në një vend për disa sekonda dhe më pas zhduket. Kjo pamje ka nxitur komente të ndryshme në rrjetet sociale.

Derisa një pjesë nuk ishin edhe aq të bindur se bëhet fjalë për fluturake të jashtëtokësorëve, të tjerët pretendojnë se kësaj radhe kanë marrë konfirmimin se ekzistojnë specie tjera.

Për t’i argumentuar pretendimet e tyre, disa thonë se bëhet fjalë për shkëlqimin e dritës apo ndonjë reflektim i dritave të veturës. /Telegrafi/