Polici hero i shpëton jetën 3-vjeçarit që iu ndal frymëmarrja

E publikuar: 21/10/2016 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo është situata në të cilën asnjë prind nuk do donte ta gjente veten, të merrte polcinë në telefon pasi djali i tyre i vogël pësoi një krizë dhe ndaloi së marruri frymë.

Por çifti nga Teksasi i SHBA-së, djali i të cilëve ra pa ndjenja jashtë një dyqani KFC javën e kaluar, thonë se një oficer policie hero shpëtoi jetën e djalit të tyre, dhe video e dëshmon këtë.

Incidenti ndodhi rreth orës 7 të mbrëmjes së 12 tetorit. Oficeri Chase Miller po bënte xhiron rutinë me makinën e tij kur dëgjoi për raportimin e një djali të vogël që kishte ngelur pa frymë.

Miller shkoi urgjentisht në vendngjarje, siç duket dhe në kamerat e makinës së policisë.

Djali, Brayden Geis, kishte qenë me temperaturë shumë të lartë. Oficeri shpjegoi për Fox Neës: “Pulsi dhe zemra i rrihnin fort, por nuk merrte frymë, buzët i kishin marrë ngjyrë blu, dhe menjëherë fillova t’i ushtroj presion në kraharor”.

Kamerat tregojnë oficerin Miller që përpiqet të risjellë në jetë fëmijës, ndërkohë që prindërit e tij të tmerruar ishin paralizuar nga frika.

Megjithatë pas një kohe të shkurtër, Brayden filloi të marrë frymë sërish.

Familjet e djalit dhe të policit u bashkuan për të falendruar oficerin që i shpëtoi jetën.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë të shpëtoja një jetë,” tha Miller. “Ndihem kaq i bekuar që ndihmova dikë”.

398d899c00000578-0-image-m-8_1476969184711