Policët rrahin babain në sy të djemve (Video)

E publikuar: 19/05/2015 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurorët në Portugali thonë se po hetojnë një polic i cili goditi një burrë përballë fëmijëve të tij të vegjël jashtë një stadiumi futbolli.

Videoja tregon momentin kur Jose Magalhaes u shty në tokë dhe u godit fillimisht me një shkop dhe policia largoi djemtë e tij të cilët qanin për babanë.

I njëjti polic gjuajti me grushte edhe gjyshin e fëmijëve në fytyrë dy herë, kur ai u përpoq të ndërhynte. Incidenti ndodhi jashtë stadiumit Guimaraes pasi Benfica fitoi titullin e ligës portugeze.

Mediat lokale raportojnë se polici, Filipe Silva, pretendon se ishte fyer verbalisht dhe pështyrë nga burri, një akuzë që zoti Magalhaes e mohon.