Policët me vështirësi largojnë ketrin që hyri në shtëpi për të marrë biskota (Video)

E publikuar: 02/01/2018 00:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policët Sime dhe Dowson, kishin shkuar në një shtëpi në New York, për të intervenuar për kapjen e një ketri që kishte hyrë brenda.

Familjarët e kanë parë atë teksa ketri hyri për të marrë biskota, ndërsa më nuk po e gjente daljen dhe bënte rrëmujë në kuzhinë, transmeton Telegrafi.

“Nuk prisja që ketri të më hidhej sipër. Ishte sikur të më jepte një mirëseardhje të ngrohtë”, ka thënë njëri ka policët.

Raportohet se ata kanë pasur shumë vështirësi derisa e kapën, ndërsa më poshtë shihet momenti i kërcimit të ketrit, që është kapur nga kamera e vendosur në trup. /Telegrafi/