Po ndiqte topin, ra në të – u deshën katër orë për të nxjerrë djalin nga gropa 6 metra e thellë në Pakistan (Video)

E publikuar: 09/11/2018 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë katërvjeçar është nxjerrë tërhequr nga një gropë e thellë rreth 6 metra dhe rreth 25 centimetra në diametër, pasi u rrëzua derisa po kërkonte një top në Pakistan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë nxjerrjen e djaloshit nga aty, pasi kishte mbetur u ngujuar rreth katër orë.

Muhammad Adeeb po ndiqte topin e tij kur u zhyt në pjesën e pa zbuluar jashtë shtëpisë së tij, në një fshat rural në Sahiwal në Punjab, Pakistan, të hënën.

Kushëriri i tij, Usama, edhe ai katër vjeç, ishte me të kur pa Muhamedin të binte në gropë dhe menjëherë nxitoi t’i tregonte familjes së tij.

Përderisa banorët lokalë nuk mundën, u thirr një ekip shpëtimi, i cili megjithatë vetëm pas katër orëve për të nxjerrë djaloshin.

Përfundimisht, ata përdorën një tub plastik dhe një litar për ta nxjerrë djalin nga aty. /Telegrafi/