Pireva: Forumi i Gruas në Gjilan e konfirmon fuqishëm se asnjë furtunë nuk e lëviz

E publikuar: 06/02/2021 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet në listën e LDK’së, Avdi Pireva ka marrë pjesë në një tubim të Forumit të Gruas në Gjilan, ku bashkë me kandidatët tjerë kanë marrë mbështetje të fuqishme.

Postimi i plotë

Forumi i Gruas në Gjilan e konfirmon fuqishëm se asnjë furtunë nuk e lëviz.
Pata kënaqësinë dhe nderin që të jem në mesin e tyre. Para të pranishmeve, në fjalimin tim e citova Gjeneralin De Gol: “ Topi në luftë e gruaja në shtëpi i hesht të gjithë”.
Derisa, Angelina Joli ka thënë: “ Gruaja shpesh e bënë vetëm një lëshim, kur e harron se sa vlerë ka ajo”.
Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson dhe e fuqizon vlerën e gruas, kontributin e tyre.

Angazhimi juaj në këto zgjedhje është i rëndësisë së veçantë.

LDK do të ketë hapësirë e vend të merituar për fuqizimin e rolit të gruas në të gjitha proceset në ndërtimin e shtetit.

Avdi Pireva 68✅