Piramidat siç nuk janë parë ndonjëherë: Pamjet e objekteve të lashta, nga një këndvështrim tjetër (Foto)

E publikuar: 10/12/2018 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nicolas Aubert ka fluturuar me para-motor mbi Pramidat e Gizës, për të marrë pamjet e objekteve që i përkasin mrekullive të lashtësisë, nga një këndvështrim krejt tjetër.

Imazhet e shkrepura prej tij, derisa fluturonte mbi qytetin e Egjiptit që e kishte mbështjellë një shtresë e lehtë mjegulle, i tregojnë ato nga lartë – perspektivë që i shfaqë edhe më madhështore dhe siç nuk janë parë ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Paraglajdisti profesionist nga Malaga e Spanjës, fluturoi vetëm disa centimetra mbi Piramidën Khafre, që është e dyta më e larta me 136 metra, para se t’i shkonte përreth.

Me të kaluar në mes të strukturave, ai shkoi edhe sipër Piramidës së Gizës që është e gjatë 140 metra. Fotografitë e Aubert ofrojnë mundësinë e mirë, që të shihet struktura nga afër, gurët e kapur mes vete, si dhe plasaritjet që pësuan me kohë. /Telegrafi/