Përse ky ndryshim drastik i Genta Ismajlit? (Foto)

E publikuar: 24/08/2016 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Genta Ismajli është gjithnjë e ndjekur dhe e kërkuar nga publiku, veçanërisht nga fansat e saj.

Ajo gjatë kësaj vere ka qenë thuajse çdo ditë e angazhuar me koncerte, ku vazhdimisht është shfaqur e freskët dhe energjike para publikut.

Sigurisht që për çdo paraqitje, Genta i ka kushtuar kujdes të madh veshjeve dhe look-ut, e kur jemi te kjo e fundit, mund të vërejmë që Genta ka ndryshuar tërësisht.

Javën e kaluar ndryshoi ngjyrën e flokëve të saj nga të zeza në të bardha, e ndërsa tani po shfaqet me modelin e ri të flokëve, rasto.

Këngëtarja nuk ka treguar se përse ka vendosur të bëjë një ndryshim kaq drastik, por sido që të jetë figura e saj pëlqehet gjithmonë nga adhuruesit.