Përfundon protesta kundër Vuçiqit në Padalishtë të Istogut

E publikuar: 29/03/2017 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka bërë të ditur se protesta në fshatin Padalishtë të komunës së Istogut e organizuar në lidhje me ardhjen në Kosovë të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq ka përfunduar pas asnjë problem.

Kjo protestë ka nisur nga ora 08:00 deri në ora 10:40 kur edhe është liruar rruga për qarkullim derisa të pranishëm ishim rreth 25 qytetarë me tri automjete, transmeton Klan Kosova.

Sipas Policisë, këta pesona kanë mbajtur në dorë flamuj të shtetit Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe pankarta  me mbishkrime “Vuçiq na lër të qetë “, “Ta ndertojmë Kosovën së bashku” dhe pankarta me mbishkrimin “Ju i përkisni këtij vendi e jo Vuçiqi”.