Përfundon procesimi i votave në veri

E publikuar: 24/10/2017 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror Zgjedhor tashmë ka bërë të ditur se ka përfunduar procesimi i votave në komunën e Mitrovicës Veriore.

Madje procedimi ka përfunduar 100%. Sipas këtyre rezultateve del që në këtë komunë të ketë fituar Lista Serbe, saktësisht kandidati i kësaj partie, Goran Rakiq, shkruan Indeksonline.

Rakiq ka mbledhur gjithsej 5 mijë e 157 vota apo në përqindje 66.97% teksa kandidati Oliver Ivanoviq ka arritur të sigurojë 1 mijë e 462 vota.

Kandidatja kosovare në këtë anë nga radhët e PDK-së, Gonxhe Çaushi mori vetëm 738 vota apo 9.58%.