Përfundon prapa grilave ferizajasi që rrahu bashkëshorten e tij

E publikuar: 18/11/2019 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në qytetin e Ferizajt.
Mëngjesin e së dielës, një person nga qyteti i Ferizajt është arrestuar nga Policia e Kosovës.Sipas njoftimit, i dyshuari, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.Si pasojë e rrahjes, viktima pra bashkëshortja e tij, ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje se si ka ardhur deri te ky sulm fizik.