Për masat shtesë të reciprocitetit, Kurti: Serbia ka ndërruar qasje…, i kundërvihemi me masë reciproke

31.05.2020 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Për masat shtesë të reciprocitetit, Kurti: Serbia ka ndërruar qasje…, i kundërvihemi me masë reciproke

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar vendimet që i ka marrë në mbledhjen e mbrëmshme Qeveria në detyrë, ku janë marrë masa shtesë të reciprocitetit ndaj Serbisë, është shkarkuar Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova” Sh.A. dhe janë marrë edhe disa vendime të tjera.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se pse është marrë vendimi për futjen e masave të reja në reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke”, ka shkruar Kurti, duke arsyetuar edhe vendimet e tjera të marra në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Në mbledhjen e 37-të të Qeverisë, mbrëmë, morëm 6 vendime:

1. Reciprociteti me Serbinë

Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës.

2. Bordet

Kemi vazhduar shkapjen e Ndërmarrjeve Publike nga keqpërdorimi. Mbrëmë, u shkarkua Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova” Sh.A. Qeveria e ka bërë shkarkimin e tij për shkak të shkeljeve që janë konstatuar, dhe ku i cili e ka lejuar keqpërdorimin e pronës dhe dëmtimin e mjedisit. Bordi i ri ka këtë përbërje:

– Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor;

– Luan Matoshi, drejtor;

– Miranda Zherka, drejtore; dhe

– Urim Gashi, drejtor.

Gjithashtu, z. Shpend Gjugja është emëruar drejtor në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.

3. Lotaria e Kosovës

U miratua vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri me 30 prill 2020.

4. Vettingu

U miratua vendimi për vazhdimin e afatit të paraparë për paraqitje të raportit nga Grupi i ekspertëve të pavarur për hartimin dhe përgatitjen e parimeve për reformën e Vetingut në sistemin e drejtësisë, deri më 10 korrik 2020.

5. Kredi

U miratua nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”. Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite.

Vazhdojmë…”, ka shkruar Kurti.

Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur një mbledhje online në orët e vona të së shtunës, ku ka marrë vendim për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit, si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, plotësim-ndryshimi i vendimit të mëhershëm për marrëdhëniet tregtare me Serbinë, nënkupton ndalimin e dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, duke thënë se kjo është e papranueshëm për Serbinë.

Shefi i diplomacisë serbe  tha se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun derisa këto masa nuk shfuqizohen.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Daut Haradinaj flet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Daut Haradinaj flet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

​Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në prokurori

​Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në prokurori

Trump dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Libi

Trump dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Libi

Macron premton 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen ekonomike

Macron premton 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen ekonomike

​217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar

​217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar

Belgjika me zero raste të vdekjeve nga koronavirusi

Belgjika me zero raste të vdekjeve nga koronavirusi

​Bahtiri kundërshton vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë

​Bahtiri kundërshton vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë

​MPB-ja dhe AKI-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

​MPB-ja dhe AKI-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Intervistimi i presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara do të vazhdojë edhe nesër

Intervistimi i presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara do të vazhdojë edhe nesër

Kërkesat e Listës së përbashkët shqiptare të Luginës drejtuar Vuçiqit

Kërkesat e Listës së përbashkët shqiptare të Luginës drejtuar Vuçiqit

Covid-19, pezullohen seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Covid-19, pezullohen seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Përfundon intervistimi i presidentit Thaçit nga Dhomat e Specializuara

Përfundon intervistimi i presidentit Thaçit nga Dhomat e Specializuara

​Tahiri: Tani shumica absolute e qytetarëve po mbajnë maskë

​Tahiri: Tani shumica absolute e qytetarëve po mbajnë maskë

Akuzat e PD, reagon Instituti i Shëndetit Publik: Mos bëni politikë me koronavirusin

Akuzat e PD, reagon Instituti i Shëndetit Publik: Mos bëni politikë me koronavirusin

Në muajin Qershor TC “Kosova B”ka realizuar planin e prodhimit me 116%

Në muajin Qershor TC “Kosova B”ka realizuar planin e prodhimit me 116%