Për çiftet që duan lumturinë, fshijeni njëri – tjetrin nga Facebook

E publikuar: 06/09/2015 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një terapist ka dalë me disa këshilla të papritura për çiftet që janë në kërkim për të forcuar lidhjen e tyre.

Terapisti i çifteve nga Nju Jorku Ian Kerner, shkruan The Independent, transmeton arbresh.info tregoi se si ai kishte krijuar një llogari në Facebook për një periudhë të shkurtër dhe e kuptoi se ajo kishte ndikuar negativisht në martesën e tij.

“Për një kohë të shkurtër e kuptova se nuk doja të isha më “friend” në Facebook me gruan time. Nuk i doja të gjitha ato informacione. Doja më shumë mister mes nesh dhe më shumë të papritura”, ka thënë ai.

“Nuk doja të dija se ajo po postonte ndonjë status ku po tregonte se ishte e lodhur ose se ishte duke pirë kafen e saj të tretë në ditë. Kështu vendosa ta shlyeja atë nga lista ime e shoqërisë në Facebook dhe këtë do ua rekomandoj të gjitha çifteve”, ka thënë Kerner.

Sipas tij, pavarësisht se mund të duket mirë që të qëndrosh sa më afër partnerit duke parë çdo gjë që bënë ai ose ajo gjatë gjithë kohës, prapë se prapë është e rëndësishme të lihen ca gjëra të pa treguar nga të dyja palët.