Për 39 sekonda arrin të hajë 100 rriska bukë (Video)

E publikuar: 29/11/2017 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë i ri që i pëlqen ta sfidoj veten duke ngrënë sasi të madhe të ushqimit, ka filmuar veten duke ngrënë 100 rriska të bukës me marmelatë, për të festuar që ka arritur të ketë 100 mijë ndjekës në Instagram.

Kampioni në ngrënien e hot-dogëve, Matt Stonie ka arritur të këto rriska me bukë t’i hajë për 39 sekonda, transmeton Telegrafi.

25-vjeçari pretendon se ka arritur të konsumoj mbi 7 mijë kalori, ndërsa të gjithë ata që e kanë parë videon kanë mbetur të shokuar me aftësinë e tij.

Matt thotë se për këtë veprim ishte inspiruar në japonezja Yuka Kinoshita, që shumë vite para tij kishte provuar këtë sfidë. Ai dëshironte të bënte diçka unike për faktin se ka arritur t’i ketë 100 mijë ndjekës në Instagram.

Që nga publikimi i videos ajo është shikuar nga mbi 1.5 milionë persona, kurse Matt në vitin 2015 kishte fituar garën në ngrënien e hot-dogëve. /Telegrafi/