Pepe Reina tallet me shkarkimin e Brendan Rodgersit

E publikuar: 06/10/2015 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, është tallur me shkarkimin e trajnerit Brendan Rodgers.

Liverpooli dy ditë më parë, vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin irlandez, dhe ky vendimin i skuadrës nga Anfield Road, është pritur mirë nga Pepe Reina, që kishte mosmarrëveshje me Rodgersin te Liverpooli.

“Unë do të jem gjithmonë tifoz, dhe e gjitha që dua tani është të shoh Liverpoolin e vjetër që kthehet për lojtarët dhe tifozët që meritojnë më të mirën. YNWA”, ka shkruar në Twitter ish portieri i Liverpoolit, Pepe Reina.