Peja në vitin 2019 do të bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

05.12.2018 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Peja në vitin 2019 do të bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Në kuadër të investimeve kapitale të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), për vitin 2019, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në bashkëpunim me Universitetin ‘’Haxhi Zeka’’në Pejë do të themelojë Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në këtë qytete, saktësishtë në hapësirën e këtij universiteti.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë z. Besim Beqaj, për të lansuar këtë projekt të rëndësishëm ka vizituar sot Universitetin Publik të Pejës ‘’Haxhi Zeka’’, në hapësirat e të cilit do të jetë Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Beqaj ka takuar Rektorin Prof. Dr. Fadil Millaku, Dekanin z.Halit Shabani dhe Sekretarin z.Astrit Adema. Së bashku kanë vizituar ambientet e dedikuara nga Universiteti për këtë Qendër. Ministri Beqaj ka folur për rëndësinë e Qendrës edhe para studentëve të shumtë të Universitetit të Pejës.

‘’Është kënaqësi e veçantë të shoh entuziazmin e madh të studentëve nga Peja me rrethinë, që ishin në numër kaq të madh, për të dëgjuar dhe për të bashkëbiseduar për idenë e kësaj Qendre’’, tha ministri Beqaj.

Misnistri Beqaj shtoi se ky është një lajm i mirë për Pejën dhe themelimi i Qendrës ka për qëllim të lidhë shkencën me biznesin.

Ai poashtu, theksoi rëndësinë e veçantë dhe potencialet e mëdha që ka ky rajon për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Ministri Beqaj, u bëri thirrje të rinjve të kësaj ane që idetë dhe njohuritë e tyre t’i zhvillojnë përmes inovacionit dhe ndërmarrësisë, në mënyrë që e ardhmja e tyre dhe e vendit të jetë e sigurt dhe e suksesshme./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Rama në Arabinë Saudite: Bashkëpunim në ekonomi turizëm dhe arsim

Rama në Arabinë Saudite: Bashkëpunim në ekonomi turizëm dhe arsim

Vodhën mbi 8 mijë euro në Deçan, kërkohet paraburgim kundër tre personave

Vodhën mbi 8 mijë euro në Deçan, kërkohet paraburgim kundër tre personave

Lladrovci njofton për pezullimin e mësimdhënësit që abuzoi seksualisht me 16 vjeçaren

Lladrovci njofton për pezullimin e mësimdhënësit që abuzoi seksualisht me 16 vjeçaren

Kapen autorët e përdhosjes së lapidarit të gazetarëve serbë të zhdukur në Hoçë

Kapen autorët e përdhosjes së lapidarit të gazetarëve serbë të zhdukur në Hoçë

Rasti i keqpërdorimit seksual të 16 vjeçares-shoqëria civile thërret protestë

Rasti i keqpërdorimit seksual të 16 vjeçares-shoqëria civile thërret protestë

Çitaku për dhunimin e vajzës në Drenas: Le të jetë ky rast kambanë e na zgjoftë nga indiferenca

Çitaku për dhunimin e vajzës në Drenas: Le të jetë ky rast kambanë e na zgjoftë nga indiferenca

Agjencia për Barazi Gjinore dënon aktin e keqpërdorimit të  miturës dhe bën thirrje për zbardhje sa më të shpejtë të rastit dhe sjellje para drejtësisë.

Agjencia për Barazi Gjinore dënon aktin e keqpërdorimit të miturës dhe bën thirrje për zbardhje sa më të shpejtë të rastit dhe sjellje para drejtësisë.

Ministri Mustafa priti në takim komandantin e KFOR-it

Ministri Mustafa priti në takim komandantin e KFOR-it

BE-ja po frikëson investitorët në Trepçë, thotë Aleanca Kosovare e Bizneseve

BE-ja po frikëson investitorët në Trepçë, thotë Aleanca Kosovare e Bizneseve

Tirana zyrtare: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, garanci për siguri në rajon

Tirana zyrtare: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, garanci për siguri në rajon

Kryeprokurori Maloku takohet me Shefin e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan

Kryeprokurori Maloku takohet me Shefin e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan

​Ministri Lekaj: Autostrada e Dukagjinit projekti ynë i përbashkët

​Ministri Lekaj: Autostrada e Dukagjinit projekti ynë i përbashkët

Veseli: Edhe Kosova së shpejti do jetë anëtare e NATO-s

Veseli: Edhe Kosova së shpejti do jetë anëtare e NATO-s

Ymeri sërish për pagën minimale, thotë se rritja e saj ul pabarazinë

Ymeri sërish për pagën minimale, thotë se rritja e saj ul pabarazinë

Sylejman Selimi u intervistua si i dyshuar

Sylejman Selimi u intervistua si i dyshuar

Taksa ndaj Serbisë ka rritur shitjen e produkteve vendore, thotë Haradinaj

Taksa ndaj Serbisë ka rritur shitjen e produkteve vendore, thotë Haradinaj