Pas dënimit të Messit me 21 muaj burg, Barcelona del me deklaratë

E publikuar: 25/05/2017 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona e ka shprehur përkrahjen e saj për Lionel Messin pas vendimit të Gjykatës Supreme të Spanjës për ta hedhur poshtë ankesën e tij kundër dënimit me 21 muaj burgim me kusht për mashtrim tatimor.
Edhe pse gjykata e mbajti në fuqi dënimin ndaj Messit, klubi i Barcelonës ka thënë në një komunikatë se i qëndron pranë lojtarit dhe familjes së tij, transmeton Express.

“Klubi e përsërit, edhe një herë, se e përkrahim plotësisht Messin, babanë e tij Jorge Messi dhe familjen e tij,” ka thënë zëdhënësi i Barcelonës, Josep Vives.

“Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu e ka kontaktuar familjen e lojtarit për t’ia shprehur përkrahjen,” ka thënë ai.

Vives e ka bërë të qartë se klubi vbazhdon ta përkrahë Messin.

“Klubi do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë Leo Messit, babait të tij, dhe familjes së tij,” ka shtuar ai.