Parma e kërkon Karamohin e Interit

E publikuar: 16/08/2018 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë mbetur pak më tepër se 24 orë para mbylljes së afatit kalimtar të verës në Serie A.

Yann Karamoh është një ndër futbollistët që po kërkohet kohët e fundit nga shumë skuadra.

Mesfushori me tipare sulmuesi i Interit gjatë ditës së djeshme ka zgjuar interesimin e skuadrës ku është portier shqiptari, Etrit Berisha.

Por, për lojtarin interesim ka shfaqur edhe skuadra tjetër italiane e rikthyer pas disa vitesh në ligën elitare italiane, Parma.

Kjo e fundit sipas Tutto Mercato Web-it, është përpjekur të nënshkruajë me futbollistin gjatë javës së kaluar dhe synon ta mbyllë një marrëveshje përpara afatit të së premtes.

Karamoh vlerësohet si e ardhmja e zikaltërve, por ka pak shanse të luajë rregullisht te ekipi i parë këtë sezon pas ardhjes së ish sulmuesit të Racing Clubit, Lautaro Martinez.

Parma shpreson ta ketë në radhët e veta së paku në formë huazimi dhe më pas ta blejë gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/