Parashikimi i motit për vikend

E publikuar: 22/09/2017 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh se gjatë vikendit në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.