Papa Françesku dënon “virusin e një ekonomie të sëmurë”

E publikuar: 26/08/2020 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Papa Françesku dënoi sot “virusin e një ekonomie të sëmurë”, e dominuar nga pabarazitë sociale duke ia kushtuar fjalimin tradicional, ashtu si javën e kaluar, pandemisë së koronavirusit.

“Pandemia ka përkeqësuar problemet sociale, veçanërisht pabarazitë”, theksoi me keqardhje, papa Françesku duke numëruar shembujt, si mundësia për disa të punojnë nga shtëpia dhe për të marrë një arsim shkollor, gjëra të pamundura për të tjerët.

“Disa vende të fuqishme mund të lëshojnë monedha për t’u përballur me urgjencën, ndërsa për të tjerët do të nënkuptonte hipotekimin e së ardhmes së tyre. Këto simptoma të pabarazisë zbulojnë një sëmundje sociale: është një virus që vjen nga një ekonomi e sëmurë. Ishte fryt i rritjes së padrejtë ekonomike, e cila nuk merr parasysh vlerat themelore njerëzore. Në botën e sotme, disa persona shumë të pasur posedojnë më shumë se gjithë pjesa tjetër e njerëzimit. Kjo është një padrejtësi që qan në parajsë!”, tha papa Françesku./Atsh