Panik në Emiratet e Bashkuara Arabe: Objekti misterioz shndrit mbi Dubai (Video)

E publikuar: 18/10/2017 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një objekt i paidentifikuar që ndriçonte, është vërejtur gjatë të dielës duke fluturuar mbi Dubai.

Videoja e publikuar në internet e këtij objekti, ka ngjallur interesim të madh tek përdoruesit e rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

Shumica e komentuesve besonin se bëhej fjalë për ndonjë meteor, derisa disa tjera mendonin se ndonjë aeroplan ishte përfshirë nga zjarri.

Por, më vonë mediat arabe duke u thirrur në burime brenda grupit e astronomëve nga Dubai, kanë njoftuar se në atmosferë janë djegur fragmente të një fluturakeje që operon jashtë orbitës së Tokës.

Ekspertët lokal pretendojnë se bëhet fjalë për një meteor. /Telegrafi/