Pamje më qesharake vështirë të keni parë – momenti kur “ekspertët kinezë” tregojnë se si t’i shpëtoni një sulmi me thikë (Video)

E publikuar: 20/11/2018 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në rrjetet sociale kineze, është bërë virale një video e shkurtër, e cila thuhet se tregon këshillën se si të shmangeni në rast të sulmit me thikë.

Por mënyra se si përfundon ngjarja dhe mesazhi, ka bërë që kjo të pëlqehet në masë të madhe.

“Sot do t’ju mësojmë, se si të përballeni me një sulmues me thikë”, thotë një që supozohet të jetë polic, me seriozitet, teksa qëndron gatitu.

Por, kur fokusi i kamerës bartet te sulmuesi, ai largohet prej aty me vrap.

Kjo metodë pretendohet të jetë filmuar në një bazë në Longyang, në mënyrë që qytetarët të ikin sa më parë që munden prej përleshjeve, duke shmangur çdo kontakt me sulmuesit.

videoplayback.mp4 on Vidnews.