Pajtime dhe mospajtime rreth ndryshimit të ligjit për të huajt

E publikuar: 26/03/2019 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregullore është duke shqyrtuar raportin me amendamente në Projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit për Hetim Parlamentar.

Smajl Kurteshi nga Vetëvendosje ka propozuar që të krijohet një grup punues që do të merrej me plotësim-ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me dëbimin e shtetasve të huaj nga Kosova.

Ai këtë propozim e bëri duke u bazuar në dëbimin e gjashtë shtetasve turq, njofton Klan Kosova.

Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga Hajdar Beqa i PDK-së, sipas të cilit kjo punë i takon Komisionit për Punë të Brendshme.

Edhe Bilall Sherifi nga NISMA nuk e përkrahi këtë ide, duke thënë se kjo përbën shkelje procedurale, pasi nuk dihet vullneti i deputetëve.

Kurteshi tha poashtu se në ligjet aktuale që i ka Kosova për shtetasit e huaj ka shumë mangësi, ligje këto që duhet të ndryshohen sipas tij.