Pacolli udhëton për në Helsinki për takimin e Gymnihut

E publikuar: 29/08/2019 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar për në Helsinki për të marrë pjesë në takimin e Gymnihut të organizuar nga Bashkimi Europian.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor si dhe Përfaqësuesja e Lartë e Frederica Mogherinit, njofton Klan Kosova.

“Rrugës për në Helsinki, për të marrë pjesë në takimin EU+ËB6, në takimin e Gymnihut me Ministrat e Jashtëm, takim i organizuar nga @EU2019FI, @Haavisto & @eu_eeas @FedericaMog për të diskutuar për #Zgjerimin pas #ZgjedhjeveBE, sfidat aktuale në rajon dhe kërcënimet hibride. Po e pres me kënaqësi takimin për të parë dhe shkëmbyer mendime me kolegët”, ka shkruar Pacolli në Twitter.