Pacolli: Buxheti nuk rritet me kredi por me produktivitet

25.12.2016 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pacolli: Buxheti nuk rritet me kredi por me produktivitet

Sot në prani të një numri të madh të përkrahësve të Degës së Aleancës Kosova e Re, AKR ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës së Therandës.

Përveç mysafirëve të shumtë dhe delegatëve të pranishëm, punimet e këtij Kuvendi kishte ardhur t’i ndjek nga afër edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli.

Presidenti Pacolli ju drejtua qytetarëve të Therandës me një fjalë rasti, duke i falënderuar ata fillimisht për përkrahjen ndaj vizionit dhe plan programit të AKR-së.

Pacolli më tej ka folur për situatën socio-ekonomike në vend. Ai ka thënë se është momenti që qytetarët të vendosin për ndryshim. “Duhet të krijojmë kushte të punës prej njerëzve që e dinë se çka është puna. Njerëzit që kanë qeverisur tash e 17 vjet, kanë dëshmuar të kundërtën”, është shprehur ndër të tjera i pari i AKR-së. “Buxheti do të duhet të ishte rezultat i produktivitetit, prandaj unë dyshoj që do të ketë rritje, pasi që askush deri sot nuk na tregoi se si konkretisht planifikojnë ta bëjnë këtë” ka thënë më tutje Presidenti i AKR-së. Pacolli pas fjalimit i ka uruar punë të mbarë Kuvendit, duke i falënderuar delegatët për punën e tyre të palodhshme.
Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet, ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 142 delegatëve, me shumicë votash Kryetar i degës së AKR-së në Therandë është zgjedhur Mustafë Kadriaj.

Kryetari i sapo zgjedhur ju ka premtuar qytetarëve të Therandës se me përkrahjen e Presidentit Pacolli do të vijnë ndryshimet pozitive për qytetarët e Therandës. “Se bashku me një ekip të kualifikuar do t’ia arrijmë që ta largojmë keq-qeverisjen nga vendi”, ka thënë Kadriaj. Ai ka shtuar se fokusi i tij kryesor do të jetë në urbanizëm, bujqësi dhe shëndetësi.

Kuvendi më pas i ka zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse të degës me nënkryetarët Halil Buqa dhe Alban Lumi si dhe sekretar Isuf Krasniqi.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Llalla flet për çështjen ‘Tahiri’: Kur hetohen zyrtarët e lartë, politika i godet prokurorët

Llalla flet për çështjen ‘Tahiri’: Kur hetohen zyrtarët e lartë, politika i godet prokurorët

Vëzhguesit ndërkombëtarë: Këto zgjedhje ishin transparente

Vëzhguesit ndërkombëtarë: Këto zgjedhje ishin transparente

Ky është parashikimi i Kurteshi për përballjen me Hazirin në Gjilan

Ky është parashikimi i Kurteshi për përballjen me Hazirin në Gjilan

Mbërrijnë gjyqtarët e prokurorët serbë për të dhënë betimin para Presidentit Thaçi

Mbërrijnë gjyqtarët e prokurorët serbë për të dhënë betimin para Presidentit Thaçi

Nis Samiti i Triestes për krimin e organizuar, mblidhen ministrat e Brendshëm të Europës

Nis Samiti i Triestes për krimin e organizuar, mblidhen ministrat e Brendshëm të Europës

Mustafa: LDK nuk fitoi duke u lavdëruar, respektin do ta kthejmë me punë

Mustafa: LDK nuk fitoi duke u lavdëruar, respektin do ta kthejmë me punë

Trafiku i drogës, Llalla: Kontroll më i rreptë kufirit, institucionet nuk e kanë përmbushur detyrën

Trafiku i drogës, Llalla: Kontroll më i rreptë kufirit, institucionet nuk e kanë përmbushur detyrën

Dy të plagosur pas një zënke në Prizren, tre dërgohen në mbajtje

Dy të plagosur pas një zënke në Prizren, tre dërgohen në mbajtje

Zbulohet emri, ja ministri tjetër i qeverisë ‘Rama’ që do ti hapet dosja

Zbulohet emri, ja ministri tjetër i qeverisë ‘Rama’ që do ti hapet dosja

Në Duhël bllokohet rruga nga bora

Në Duhël bllokohet rruga nga bora

19 komunat që fituan me të parën

19 komunat që fituan me të parën

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea sot viziton Kosovën

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea sot viziton Kosovën

Aksident lëndohet një femër

Aksident lëndohet një femër

Aktakuzë për dhënie dhe marrje të ryshfetit

Aktakuzë për dhënie dhe marrje të ryshfetit

Në kërkim të deputetit `spiun`, që nxori sekretin për dëshmitaren B

Në kërkim të deputetit `spiun`, që nxori sekretin për dëshmitaren B

Vulin: Deklarata e Yee-së, presioni më i ashpër ndaj Serbisë

Vulin: Deklarata e Yee-së, presioni më i ashpër ndaj Serbisë